Kompania

MCM u formua më 15 Mars të vitit 1988 në Prishtinë. Që nga viti 1994 është anëtar i e IATA-ës. Në vitin 1996 MCM Travel u lidh me sistemin e rezervimeve ndërkombëtare Amadeus. Që nga fillimi e deri më sot MCM Travel punon me të gjitha kompanitë ajrore, kurse për disa nga më të njohurat është përfaqësues gjeneral për Kosovë.
dashed
Kompanitë ajrore të cilat përfaqësohen nga MCM Travel janë:
SWISS
Lufthansa
Austrian Airlines
Germania

Gjithashtu ne shesim të gjitha llojet e biletave të të gjitha kompanive të tjera nga Prishtina, Shkupi dhe Podgorica, sepse MCM Travel ka një rrjetë të gjerë brenda dhe jashtë vendit. Për ta zgjeruar biznesin tonë, në vitin 2003, kemi hapur edhe tri agjencione të reja udhëtimesh siç janë: CLUB TRAVEL, INTER TRAVEL, dhe M TRAVEL. Kurse në vitin 2004 ne gjithashtu formuam kompaninë e gjashtë të quajtur MCM CARGO, duke bërë marrëveshje vetëm për Cargo prej aeroportit dhe në aeroport të Prishtinës, si dhe për të kryer shërbime Cargo të Kompanisë ajrore Austrian Airlines, Lufthansa dhe Kopmanisë airore SWISS .

Industria e shërbimeve të udhëtimeve në ditët e sotme në Kosovë quhet grupi MCM Travel së bashku me 23 përfaqësi nëpër Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Bosnjë, Turqi dhe Gjermani . Një numër prej 78 e më shumë punëtorësh të kualifikuar, të përshtatshëm dhe të motivuar për punë, të gjithë të pajisur me licenca përkatëse të IATA-ës (Shoqata e Transportit Ajror Ndërkombëtarë) ofrojnë shërbime të cilësisë së lartë.

dashed

-MCM TRAVEL si distributor i vetëm për disa kompani ajrore dhe si servis udhëtimesh për disa nga organizatat kryesore ndërkombëtare, po ashtu duke ofruar edhe tarifa speciale mbulon 63% të shitjes totale në tregun e Kosovës.statisitika

Grupi MCM ka siguruar numër të lirë telefoni gjatë 24 orëve në të cilin mund të bëni thirrje në çdo kohë kur ju keni raste urgjente.

Grupi MCM është përfaqësues i fortë për Kosovën i një prej agjensioneve më të mëdha të udhëtimeve në botë, "Carlson Wagonlit" dhe mund të sigurojë programe hotelerike nëpër mbarë botën me çmime të arsyeshme. Grupi MCM posedon sistemin online të rezervimeve të quajtur Amadeus.
Ne nëpërmjet të sistemit të rezervimeve mund t'ju informojmë lidhur me vizat edhe pse ne nuk jemi të përfshirë drejtpërdrejtë në nxjerrjen e vizave nëpër ambasada.

dashed

Grupi MCM Travel ofron këto shërbime, si më poshtë:
check Fleksibilitet në bashkëpunim
check TARIFA SPECIALE për OSCE , EULEX , të cilat janë të pamunshme nga tregu tjetër i Kosovës
check Sigurim të biletave për të gjitha destinacionet nëpër gjithë botën me nisje nga Prishtina, Shkupi ,Tirana, Podgorica dhe anasjelltas.
check Dërgesa të bagazheve pa pagesë në adresën tuaj banuese (nëse bagazhi juaj është vonuar, MCM Travel ka marrëveshje me të gjitha kompanitë ajrore që t'i bartë nga aeroporti për në adresën e caktuar).
check Bileta për anije me nisje nga Durrësi dhe Tivari
check Paketë aranzhmanesh individuale dhe në grup për shumë vende interesante nëpër botë si dhe për pushime verore ose të tjera
check Prioritet për vërtetim rezervimi kur jeni në listën e pritjes gjatë sezoneve të shtrenjta.
check Numër kontaktues në dispozicion gjatë 24 orëve për raste urgjente.
check Trajtim V.I.P për personelin tuaj VIP fluturues për të gjitha destinacionet
check Për rezervime private, pagesa mund të bëhet me para në dorë, me të gjitha llojet e kredit karteleve, transfer banke dhe çeka.

Pronar i MCM Group

Zotëri Milazim Zeqiraj

1984 - 1985 - Profesor i Matematikës në Universitetin e Prishtinës.
1988 - deri më sot – Biznes privat duke përfishrë: aviacionin, turizmin, bankën, shoqërinë e sigurimeve dhe patundshmëritë. më tepër arowarow

Klientët